Zgjedhjet e 11 qershorit, përveç rezultateve të përgjithshme, kanë sjellë ndryshime të mëdha edhe në nivele lokale.
Bastionet të cilat dikur llogariteshin si të PDK-së apo të LDK-së nga 11 qershori kanë ngritur flamurin e kuq të lëvizjes “Vetëvendosje”.
Gjilani, Ferizaj, Vitia, Fushë Kosova, Vushtrria, Kaçaniku, Hani i Elezit e Kamenica janë nëntë komunat në të cilat lëvizja “Vetëvendosje” ka përmbysur të përhershmit.
Këtë lëvizje të elektoratit analistët politikë e shohin si një ndëshkim të dyfishtë që qytetarët ua kanë bërë LDK-së dhe PDK-së.
Sipas tyre, pakënaqësia me qeverisjen e tyre në nivel lokal, shto këtu edhe faktin që të dyja këto parti kanë bashkëqeverisur në nivel nacional, kanë bërë që qytetarët t’i mbajnë përgjegjës dyfish për dështimet e tyre, shkruan tutje Gazeta “Zëri”.
Profesori universitar Dashnim Ismajli thotë se këto rezultate nuk kanë qenë diçka për t’u befasuar, duke marrë për bazë ngritjen e vazhdueshme të “Vetëvendosjes” gjatë viteve.
“Kjo ngritje ka ardhur duke ngjallur-formuar guximin, duke rritur kritikën ndaj keqqeverisjes dhe mosqasjes me seriozitet të partive në pushtet për t’i tejkaluar sfidat e shtetndërtimit, mirëpo njëkohësisht edhe mosofrimi i një jete të dinjitetshme për qytetarin”, ka thënë ai për gazetën.
Ismajli thotë se “Vetëvendosje” parimisht nuk ka qenë e luhatshme dhe ka qëndruar e sinqertë ndaj qytetarit dhe programatikes së saj.
“Vetërrëzimi i qeverisë nga ana e PDK-së, aferat korruptive, arroganca dhe bërja e të fortit, mandej lidhja e një koalicioni komandantësh e ndasitë regjionale janë vetëm disa nga indikatorët për t’u ndëshkuar PAN-i nga qytetari. Keqqeverisjet e postkonfliktit kanë luajtur rol vendimtar në rritjen e mosbesimit të qytetarit ndaj institucioneve vendore. Gjithashtu një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe mosflirtimi i LVV-së për një koalicion të mundshëm parazgjedhor me partitë e tjera dhe këmbëngulësia e saj në fushatën elektorale për ndërtimin e shtetit”, thotë ai.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...