Sonte në orën 24:00 do të përfundojë afati i regjistrimit të koalicioneve parazgjedhore në Komisionin Qendron Zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, përfshi koalicionet politike, partitë si të vetme, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur të komunitetit shqiptar, duhet të kalojnë pragun zgjedhor prej 5% të votave të përgjithshme, që të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Komunitetet joshumicë, nuk e kanë të obliguar pragun zgjedhor, ndërsa i kanë të garantuara edhe 20 vende në Kuvendin e Republikë së Kosovës.
Pragu prej 5% është kritikuar shumë herë nga subjektet e vogla politike, iniciativat qytetare dhe nga personat e pavarur, ku është kërkuar që të ndryshohet Ligji për zgjedhje, duke sugjeruar që pragu zgjedhor për subjekte politike të ulët në 3%, kurse për kandidatët e pavarur të ulet nën 3%.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...