Partitë dënohen me 16 mijë e 700 euro për shkelje të rregullave

13:02 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se partitë politike janë dënuar me 16 mijë e 700 euro për shkelje të rregullave gjatë fushatës zgjedhore, përcjellë arbresh.

“Deri tani PZAP ka marr 11 vendime me të cilat janë dënuar në total me vlerë monetare prej 16 700 euro subjektet politike për shkelje të rregullave”, ka thënë ai Albert Krasniqi nga DnV, pas monitorimit që kanë bërë ata.

“Përkatësisht, koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) është dënuar me 7500 euro për 5 raste të shkeljeve të bëra, koalicioni LAA  (LDK-AKR-Alternativa) është dënuar me 2500 euro për 2 raste të shkeljeve, LVV është dënuar me 1200 euro për 1 rast dhe KDTP (Partia Turke) me 5500 euro për 3 raste”.

Të ngjashme