Nehat Mustafa, i cili aktualisht mban pozitën e asamblistit në Kuvendin Komunal të Ferizajt, ka vendosur të largohet nga grupi i këshilltarëve të PDK-së dhe se tash e tutje do të veprojë si i pavarur.
Ai këtë largim e ka arsyetuar se ai nuk dëshiron që të identifikohet me keqqeverisjen që po bëhet nga kryetari i kësaj Komune nga radhët e PDK-së, Agim Aliu.
Mustafa shkruan se gjatë kohës sa PDK-ja kishte qenë opozitë në Ferizaj kishte kritikuar ish-kryetarin nga radhët e LDK-së, Muharrem Svarça për keqpërdorime dhe punësime partiake, dhe kur nuk kanë kaluar pothuajse as një vit, qindra veprime të tilla të paligjshme janë përsëritur nga kryetari i PDK-së.
Ai thotë se shumë asamblistë të Kuvendit Komunal në Ferizaj janë dijeni për këto keqpërdorime, megjithatë ata po vazhdojnë të heshtin.
Mustafa nga sot do të veprojë si asamblist i pavarur i Kuvendit Komunal të Ferizajt.
Ai më herët ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Arsimit si dhe të Punëve të Brendshme.
Postimi i plotë:
Nga sot veproj si Këshilltar i Pavarur në Kuvendin e Komunës së Ferizajt
Sot, në Seancën e Kuvendit Komunal të Ferizajt gjatë fjalës sime bëra publik vendim tim që tani e tutje nuk do të jem pjesë e Grupit të Këshilltarëve të PDK në Kuvendin e Komunës së Ferizajt.
De fakto, pjesë e këtij grupi nuk isha për më shumë se 8 muaj, duke shprehur kështu pakënaqësit e mija me menyrën e qeverisjes komunale. Kam pritur që do ketë reflektim nga strukturat e degës , por kjo nuk ndodhi.
Prandaj, duke mos dashur të identifikohem me keqqeverisjen komunale, sot njoftova Kryesuesen e KK të Ferizajt që edhe De jure nuk do jem më pjesë e GK të PDK në KK të Ferizajt.
Janë të shumta arsyet e marrjes së një vendimi të tillë, mbase për këto do flas ndonjë herë tjetër. Ndërsa , në fjalën time të sotme ( të cilën mund ta gjeni edhe në Tv Tema) si agument përmenda keqpërdorimet e vazhdueshme në punësime. Pra, ne si opozitë dikur kritikonim kepërdorimet e qeverisjes së Z.Sfarqa lidhur me punësimet e paligjëshme përmes Kontratave në Vepër. Dhe pa kaluar as një vit, janë qindra e qindra punësime po me Kontrata në Veper nga qeverisja e tanishme.
Ironike është bartja e fanelave nga zyrtarët komunal me moton që tregojnë se punësimi është një e drejtë…, dhe po këta harrojnë me vetëdije se punësimet pa konkurs në të njejtën kohë janë shkelje e së drejtës së atyre që duan të bëhen pjesë e konkurimit për punësim. Kjo është Hipokrizi të cilës duhet ti themi MJAFT!
E keqja më e madhe në tërë këtë proces është heshtja dhe përfshirja e shumë këshilltarëve komunal në këto procese.
Pra , shumë këshilltarë nga pozita heshtin për arsye se janë bërë pjesë e këtyre pazareve, qoftë me punësime të familjarëve me e pa konkurse, emërime në borde, shfrytëzim e uzurpim të hapësirave publike, favorizim biznesesh , apo edhe lejim ndërtimesh pa plotësuar kriteret.
Të dashur miq!
Ju falenderoj për përkrahjen e vazhdueshme që keni treguar ndaj qëndrimeve të drejta e në interes të qytetarëve që kam mbajtur gjatë këtyre 10 muajve në në KK. Tani e tutje në Kuvendin e Komunës do veproj si i pavarur. Premtoj që do vazhdoj ti mbrojë interesat e qytetarëve pavarësisht përkatësisë së tyre politike. Së shpejti do fillojmë me vizita në teren ku për së afêrmi do njihemi me problemet dhe hallet e qytetarëve.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...