Në Serbi po pretendohet se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të bëjë që Kosova të përfitojë një vend në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Partia Demokratike e Serbisë në një komunikatë dërguar mediave serbe ka thënë se për një gjë të tillë, si mbulesë po përdoret Asociacioni.
“Si pesë vjet më parë duke theksuar punën e marrëveshjeve të Brukselit, ka shërbyer për integrimin më pak të institucioneve serbe dhe të Kosovës. Kështu që formimi i Asociacionit sot po përdoret për ta mbuluar nënshkrimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që i jep Kosovës pranimin në të gjitha organizatat dhe në OKB”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net
Kjo parti i ka cilësuar qesharake deklaratat e Gjuriqit i cili tha se Asociacioni nuk do të formohet sipas Kushtetutës.
“Është pohuar se nuk ka asnjë dyshim që Asociacioni do të formohet, dhe Kosova nuk do të hyjë në OKB. Por dekreti i qeverisë së Kosovës, tregon se Asoacioni do të bëhet sipas Kushtetuëts. Për këtë arsye deklarata qesharake e Gjuriqit do të mbesin film që nuk do të shihet”, thuhet tutje në deklaratë.
Ndryshe, ky vit është cilësuar si viti për arritjen e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Lajmi.net/
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...
FBI: Kërcënime me bombë ndaj kandidatëve të kabinetit të Tru...