Partia opozitare në Serbi mirëpret miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë

16:01 | 7 Korrik 2021
Arbresh.info

Partia e Aksionit Demokratik e Sanxhakut (SDA), si parti parlamentare e opozitës në Kuvendin e Republikës së Serbisë, përgëzon Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratimin e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.

Partia e Aksionit Demokratik e Sanxhakut (SDA), e cila përfaqëson interesat e qytetarëve të Sanxhakut në Republikën e Serbisë përmes institucioneve të sistemit për më shumë se tre dekada, shpreh mirënjohje dhe respekt për qytetarët e Republikës së Kosovës legjislativin dhe përfaqësuesi më i lartë i cili miratoi Rezolutën mbi gjenocidin në Srebrenicë.

Duke miratuar Rezolutën për Gjenocidin e Srebrenicës, Kuvendi i Republikës së Kosovës shprehu zyrtarisht solidaritet me viktimat e këtij krimi më të madh monstruoz në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, të kryer nga forcat e armatosura serbe.

Në të njëjtën kohë, Republika e Kosovës dërgoi mesazhin se gjenocidi duhet ashpër të ndëshkohet, ndërsa dhe masat që pasojnë duhet të jenë efektikase, ndërsa territoreve e pushtuara me spastrim etnik të shpallen të pavlefshme.

Miratimi i kësaj Rezolute është një kontribut i madh për një zgjidhje të drejtë të krizës Jugosllave, e cila është një parakusht për paqe të qëndrueshme, siguri dhe bashkëpunim në Ballkan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme