Partia Liberale e Kosovës sot do të bëjë publike se më cilën parti do të hyjë në zgjedhje parlamentare që do të mbahen më 11 qershor.
Gjergj Dedaj nga kjo parti tha për KosovaPress se PLK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik.
Por, Dedaj tha se sido që të jetë me cilëndo parti do të hyjë PLK-ja ajo do të jetë partia fituese e zgjedhjeve të 11 qershorit.
“PLK-ja si parti e profilit evropian dhe e traditës është e dobishme për secilin subjekt politik i cili respekton kontributin dhe sakrificat tona çerekshekullore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Dedaj.
Dedaj në disa mandate ka qenë në pozita të ndryshme në Qeveri në kuadër të Qeverisë që është udhëhequr nga PDK-ja.
Nëse edhe kësaj radhe do të bëjë koalicion parazgjedhor me këtë parti, Dedaj tha se është Kryesia e partisë është ajo që vendos.
“Nuk mund të spekuloj. Më vonë kemi mbledhjen e Kryesisë dhe ajo vendos se me cilën parti do të hyjë në garë”, tha Dedaj.
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...