Për partinë Fjala, rrahja në mes deputetëve në debatin e sotëm, konkretisht sulmi i deputetit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqit ndaj deputetit të Nisma-s Milaim Zeka, “tregon qartë metodologjinë e dhunës që ekziston brenda VV-së”.
“Ky sulm duhet të ndezë alarmin shtetëror dhe të ngritë masat e parandaluese për të ardhmen. Ngase nga ajo që kemi parë deri më tani duke filluar nga dhuna në rrugë, dhunimi i policëve, sulmet ndaj institucioneve shtetërore, dëmtimi i pronës publike dhe rrahja e sotme në debat televiziv, tregon qartë se kjo lëvizje është e gatshme të përdorë çdo formë të dhunës vetëm e vetëm për të arritur në pushtet”, thuhet në reagimin e Partisë Fjala.
“Institucionet tona të drejtësisë dhe sigurisë duhet të jenë më aktive dhe më efikase në parandalimin e sulmeve të tilla që mund të sjellin edhe viktima në të ardhmen. Turp dhe tmerr i madh është duke ndodhur në vendin tonë. Po njollosemi edhe si popull edhe si shtet”, thuhet më tej në reagim.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...