Sot me datë: 25.05.2019, në Prishtinë u bë hapja e fushatës zgjedhore e Partisë Euroatlantike te Kosovës me kryetar Milaim Zeka, bashkë me kandidat për deputetë të Partisë Euroatlantike te Kosovës.
“Qe 20 vjet se sa herë hyni në banjë e lutni Zotin që të mos ndalet uji, kur e shtroni darkën i luteni Zotit të mos ndalen dritat. Qe 20 vjet kjo klasë politike e shiti tërë pasurinë e këtij vendi. Kjo klasë politike e ka sjellë qytetarin e Kosovës përpara dilemës a ta vrasë vetën apo të iki nga Kosova, kjo klasë ka bërë që një numër i ushtarëve të UÇK-së të vrasin veten pas luftës. Kjo klasë e ka poshtëruar Adem Demaçin, e shumë njerëz të tjerë duke sjellë ministra e zëvendës ministra, njerëz që kanë qenë pjesë e shërbimit sekret. Këta njerëz të tipit të Kadri Veselit, Hashim Thaçit, Fatmir Limajt, Jakup Krasniqit e Ramush Haradinajt që e dinë me emër e më mbiemër se kush e ka spiunuar Kosovën edhe para luftës, janë bërë bashkë me këtë kor të fëlliqur për ta fëlliqur Kosovën. Këta nuk kanë turp, këtyre nuk iu vjen marre. Janë këta politikanë që për një vit kanë shpenzuar 12 milionë euro dreka darka, udhëtime zyrtare dhe prostituta, sepse këta e kanë kthyer Kosovën në vend të prostitucionit”, tha Zeka./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...