Google ADS

Partia e Petroviqit kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

15:42 | 3 Mars 2019
Arbresh.info

Partia e Pavarur Liberale është kundër ndryshimit të kufijve si mënyrë për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë’, ka thënë Slobodan Petroviq, kryetar i kësaj partie.

Këtë mënyrë të zgjidhjes së kontestit Kosovë –Serbi nuk e përkrahin as qytetarët e Graçanicës që janë anketuar nga RTV.

„Ne jemi kudër çdo ndarjeje, ky është qëndrimi ynë që nga fillimi, por nuk kemi dashur që askujt dhe në asnjë mënyrë ë mos ia japim mundësin që të propozojë çfarëdo që të dëshirohet. Por ne ende s’e dimë se cili është propozimi, kjo është enigmë edhe më e madhe”, ka thënë Petroviq, transmeton koha.net.

Petroviqi e kupton se as kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq s’e ka të lehtë për të biseduar me palën kosovare.

„E di se kjo çështje nuk është e lehtë, e di se Vuçiqi nuk e ka të lehtë. Kam shumë mirëkuptim ndaj Vuçiqit thjesht nga fakti se e di me kënd punon kur është në pyetje Kosova, e di sepse edhe unë kam punuar me ta“, ka thënë ai.

As qytetarëve të rëndomtë s’u pëlqen ideja e kufizimit.

“Sinqerisht nuk mendoj se marrëveshja do të arrihet shpejt e çfarë do të ndodhë në të ardhmen s’e di. Sivjet me siguri nuk do të ndodhë kufizimi. E marrë para sysh se ne nuk jetojmë në veri, kjo nuk më pëlqen fare“, ka thënë një vendas nga Graçanica.

„Mendoj se nuk bën të shkohet deri aty , deri te ndarja e as te ndonjë nënshkrim. Unë ende mendoj se ky territor është i Serbisë dhe shpresoj se do të mbetem për të jetuar në territorin e Serbisë” mendon Dejan Petkoviq nga Graçanica.

„Ne askush s’na pyet për këtë, ata vendosin“,përgjigjet një qytetar tjetër.

As qytetarë nga Prishtina nuk e duan ndryshimin e kufirit.

„Kjo do të ndodhë nëse e do populli. Këtë politikanët nuk e bëjë këtë kurrë, sepse janë të korruptuar deri në fyt. Ndarja nuk është e mundur, nuk bëhet fjalë për të. Së pari duhet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë e pastaj mund të ndodhë ndonjë korrigjim “, thotë një bashkëbisedues.

“Edhe nëse ndodh ndarja, ne duhet të jetojmë këtu”, shton një tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme