Google ADS

Partia e kryeministrit i fiton dy komuna

01:58 | 23 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar pa balotazh dhe do të udhëheq me dy komuna pas zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën.

Në komunat e Junikut dhe Deçanit, partia e kryeministrit Haradinaj ka fituar që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Në Komunën e Deçanit, Bashkim Ramosaj i AAK-së ka fituar mbi 60 për qind të votave.

Ndërkaq, në Komunën e Junikut, AAK-ja ka fituar mbi 58 për qind të votave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme