Google ADS

Partia e Jabllanoviqit numrin 27

12:40 | 26 Maj 2017
arbresh.info

Ju ka rikthyer garës për të hyrë edhe një herë në institucionet e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, por jo si lider i Listës Serbe.

Në zgjedhjet nacionale të parakohshme të 11 qershorit, përmes partisë “Partija Kosovskih Srba-Aktivna Gradjanska Inicijativa” ai pretendon të ketë ulëse në Parlamentin e Kosovës, shkruan arbresh.info.

Në Qeverinë në largim, Jabllanoviq kishte patur edhe post ministror për t’u shkarkuar më pas nga kreu në largim i ekzekutivit, Isa Mustafa, sepse kishte fyer nënat kosovare duke i quajtuar “egërsira”.

Lista Serbe, fillimisht në krye me Jabllanoviqin, e aktualisht me Slavko Simiqin kishte 11 deputetë në legjislaturën e kaluar.

Në këto zgjedhje partia e Simiqit ka numrin 22 në fletëvotim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme