Partia e Drejtësisë në Kosovë, përmes një postimi në Facebook ka uruar fitoren e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Erdogan ka fituar bindshëm në zgjedhjet që janë mbajtur gjatë ditës së sotme në Turqi, transmeton portali arbresh.info
Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë:
Partia e Drejtësisë përgëzon dhe uron popullin dhe shtetin e Republikës së Turqisë për fitoren e radhës së demokracisë popullore të përfaqësuar me zgjedhje të lira dhe paqësore parlamentare dhe presidenciale të mbajtura sot në këtë shtet mik, në pajtim me standardet më të larta Evropiane me dalje impresive të qytetarëve në zgjedhje afër 90 për qind. Kjo fitore e radhës e popullit dhe shtetit të Turqisë gëzon çdo anëtarë dhe mbështetës të Partisë së Drejtësisë duke pasur parasysh lidhjet e shumëfishta të ndërsjella, familjare, ekonomike, politike dhe shtetërore ndërmjet popujve dhe shteteve tona.
Me këtë rast Partia e Drejtësisë uron përzemërsisht fitoren e jashtëzakonshme të mikut më të madh të popullit Shqiptarë dhe të Republikës së Kosovës në Turqi, Presidentit të rizgjedhur të Republikës së Turqisë Rexhep Tayip Erdogan, me urimet më të mira për shëndet personal, mirëqenie të përhershme të popullit dhe shtetit Turk, si dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet dy shteteve dhe popujve tonë.
Partia e Drejtësisë është e bindur se fitorja e Presidentit Erdogan dhe Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit në zgjedhjet e sotme paraqet ngjarje tejet të rëndësishme për përparimin e mëtutjeshëm të proceseve demokratike në Republikën e Turqisë, fuqizimin e rolit të sajë qenësor për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë, si dhe mbështetjen e mëtutjeshme të Republikës së Turqisë për zhvillimin ekonomik dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.(sic)/arbresh.info/
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...