Partia e Drejtësisë uron dhe përgëzon popullin dhe institucionet e Republikës së Turqisë për siç thotë kjo parti, zbatimin e plotë të reformës kushtetuese me realizimin e suksesshëm të referendumit gjithë popullor që u mbajt sot në rrethana tejet të ndjeshme të kërcënimit të terrorizmit ndërkombëtar dhe vendor.
“Duke pas parasysh ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të Republikës së Turqisë për popullin dhe shtetin e ri të Kosovës, jemi të bindur se fuqizimi i mëtutjeshëm i institucioneve të Republikës së Turqisë me jetësimin e vullnetit të lirë politik të qytetarëve të sajë do të paraqes hap të rëndësishëm ne fuqizimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet dy popujve dhe shteteve tona”, thuhet në urimin e Partisë së Drejtësisë.
“Kjo fitore e radhës e demokracisë në Republikën e Turqisë gëzon çdo anëtarë dhe mbështetës të Partisë së Drejtësisë sepse paraqet konsolidim të mëtutjeshëm të demokracisë në një shtet mik me rol të madh ndërkombëtar dhe rajonal me të cilin në mes të shumë vlerave të përbashkëta na bashkojnë edhe miliona bashkatdhetarë që jetojnë me dekada në Turqi dhe të cilët çdo ditë e me shumë po i rindërtojnë urat e bashkëpunimit me popullin dhe shtetin amë me mbështetjen e pakursyer politike të institucioneve të Republikës së Turqisë”, theksohet në urimin e PD-së
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person