Partia e Drejtësisë uron besimtarët me rastin e Krishtlindjes

18:15 | 24 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Partia e Drejtësisë ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e festës më të rëndësishme të komunitetit të krishterë Krishtlindjes, shkruan arbresh.info

PD ka uruar që kjo festë t’i gjejë të bashkuar të gjithë ata që e festojnë për një jetë dhe të ardhme më të lumtur.

Lexoni të plotë komunikatën e tyre:

Partia e Drejtësisë uron të krishterët për Festën e Krishtlindjes

Partia e Drejtësisë ua uron të gjithë besimtarëve të krishterë të ritit katolikë Festën e Krishtlindjes, që simbolizon solidaritetin dhe mirëkuptimin midis njerëzve, me dëshirat që ta kalojnë me shëndet e gëzime në familjet e tyre.

Shqiptarët me shekuj e kanë kultivuar traditën e bashkëpunimit dhe të harmonisë ndërfetare. Besimtarët e të gjitha feve me rastin e festave fetare gjithmonë respektojnë njeri-tjetrin dhe festojnë bashkërisht.

Partia e Drejtësisë uron që kjo Festë të gjithë ata që e festojnë t’i gjejë të bashkuar edhe me të tjerët në përpjekjet për jetë dhe të ardhme më të lumtur./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme