Partia e Drejtësisë e ka vlerësuar shpalljen e djeshme të vendimit gjyqësor për rastin “Kumanova” si shembull të ri eklatant të mungesës së drejtësisë me qëllim të demonizimit të shqiptarëve në Maqedoni.
“Duke anashkaluar shumë prova të ofruara nga mbrojtja e të akuzuarve, gjyqtarët mohuan të drejtën e tyre elementare për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.Rrethanat e ngjarjes së Kumanovës përmbajnë shumë mistere për të cilat procesi gjyqësor që dje përfundoi nuk dha përgjigje as për së afërmi, prandaj është e domosdoshme që Qeveria e Republikës së Maqedonisë të siguroj kushte për proces të pavarur hetimor dhe gjyqësor nga ana e drejtësisë ndërkombëtare.Është shumë e qartë se të dënuarit dje me masa drakonike gjyqësore kanë qenë viktima të një komploti mirë të menduar që në mënyrë perfide ka manipuluar ndjenjat e tyre të dëshmuara kombëtare dhe atdhetare dhe ka pasur për synim përdorimin e kësaj ngjarje tragjike qartë të inskenuar për nevoja të grupacioneve të ndryshme të interesit në Republikën e Maqedonisë. Për hirë të një të ardhme bashkëpunuese ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë është e domosdoshme që në vijim të këtij procesi gjyqësor të përfshihet ekspertiza ndërkombëtare juridike dhe me këtë jemi të bindur se do të zbulohet e vërteta dhe do të korrigjohet gabimi historik i drejtësisë maqedonase që ndodhi dje”, thuhet në reagimin e PD-së.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...