VV thotë se ky aksion dëshmoi se Policia e Kosovës ka kapacitete, por mungon vullneti i institucioneve të drejtësisë dhe krerëve institucionalë për të luftuar krimin.
“Kjo dëshmon se policia jonë ka mundësi, aftësi dhe kapacitete për të luftuar krimin, por përgjithësisht mungojnë urdhrat zyrtarë nga prokuroria dhe vullneti politik nga krerët institucionalë”, thuhet në deklaratë.
Sipas VV-së, komunat në veri të Ibrit janë në Republikën e Kosovës sikurse të gjitha komunat e tjera dhe sa më pak që zyrtarët e Serbisë flasin për çështjet e Kosovës aq më shumë paqe dhe siguri për të gjithë do të kemi.
Lëvizja Vetëvendosje thekson se krim të organizuar dhe korrupsion nuk ka vetëm në veri të vendit dhe se askush nuk bën të jetë mbi ligjin.
“Në anën tjetër, nuk duhet harruar se krim të organizuar e korrupsion të lartë nuk ka vetëm në veri por gjithandej vendit tonë. Edhe komunat në jug të Ibrit janë në shtetin tonë dhe askush nuk bën të jetë mbi ligjin apo jashtë tij”, vijon deklarata.
Në fund, VV thotë se të gjithë të arrestuarve duhet t’iu garantohet trajtim ligjor, në ruajtje të dinjitetit njerëzor, dhe, gjyqësi e drejtë, e paanshme dhe profesionale.
KQZ regjistron partinë e re, Bashkimi Demokratik me numër re...
Mbi 14,000 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës...
KQZ ka pranuar 1 mijë e 524 kërkesa për ndërrimin e qendrës ...
Osmani takon kryeministrin britanik, temë diskutimi ishte ma...
Vdes pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Shqipe Zenelaj
Gërvalla takon homologun nga Lituania, në fokus situata e si...