Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ka marrë vendim që në komunën e Parteshit të përsëriten zgjedhjet.
Ky vendim i PZAP-së vjen pas ankesës së kandidatit Nenad Cvetkoviq, i cili akuzoi kandidatin e Listës Serbe, Dragan Petkoviq, për blerje të votave dhe manipulim të procesit zgjedhor. E për këtë gjë, dy ditë para zgjedhjeve të 22 tetorit, RTK ka transmetuar një kronikë hulumtuese që dëshmon për manipulim të procesit zgjedhor në komunën e Parteshit.
Më mposhtë mund ta ndiqni kronikën e RTK-së e cila u transmetua dy ditë para zgjedhjeve të 22 tetorit e që tregon në detaje për përgatitjet për blerje votash nga zyrtarë të Listës Serbe.
Se aty kanë ndodhur blerje masive votash, është vërtetuar edhe nga paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, organ i cili ka obliguar KQZ-në që të ketë rivotim në komunën e Parteshit për shkak të dallavere me blerjen e votave.
Në arsyetimin disa faqesh të PZAP-së thuhet se pas ankesës të kandidatit për kryetar të komunës Nenad Cvetkoviq, për blerje të votave dhe manipulim të procesit zgjedhor nga kandidati i listës serbe Dragan Petkoviq, kjo komunë duhet të shkojë në rivotim.
Sipas vendimit të PZAP-së Dragan Petkoviq nga Lista Serbe kishte blerë vota nga 30 deri në 50 euro, krejt kjo që votuesit në këtë komunë të votojnë për të. Se komuna e Parteshit do të shkojë në rivotim, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Sipas tij, gjasat që rivotimi të ndodhë sërish në këtë komunë do të jetë më 19 nëntor. Përveç në komunën e Parteshit, dyshime për blerje votash dhe komplet manipulim të procesit zgjedhor më 22 tetor ka pasur edhe në komunat e veriut të Kosovës nga zyrtarët e Listës Serbe.
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...