Komuna e Lipjanit ka borxhe të papaguara 637,993 euro, por ka shumë raste që obliguesit e qerasë nuk paguajnë, siç ka shumë raste që nuk paguhet tatimi mbi pronë, kurse, për leje ndërtimi nënvlerëson të hyrat duke humbur mbi 14 mijë euro. Po ashtu, kjo komunë dha para për punët e pakryera dhe nënshkroi kontrata për projekte pa zotimin e mjeteve.
Këto janë parregullsitë e gjetura nga Zyra Kombëtare e Auditorit, të cilat i ka pasqyruar në detaje në raportin për vitin 2016.
Auditori në raportin e publikuar thotë se pasqyra e shpenzimeve të fondeve, krahasuar me kategoritë tjera, nxjerrë në pah një nivel pak më të ultë të ekzekutimit të buxhetit tek investimet kapitale 86%, kjo për shkak të dështimeve në realizimin e projekteve kapitale sipas planeve dinamike.
Komuna sipas Auditorit nuk ka arrit të i kryej verifikimit të 1/3 së pronave të paluajtshme, siç kërkohet me Ligjin për tatimin në pronën të paluajtshme dhe udhëzimin administrativ në fuqi. Auditori sqaron se sipas zyrtarëve komunal, mos verifikimi i pronës ka ndodhur për shkak të mungesës të anketuesve në terren për verifikim të pronave.
“Nga gjashtë mostrat e testuara për pronat e dhëna me qira kemi vërejtur se katër obligues nuk i kishin kryer obligimet ndaj komunës për pronën që shfrytëzojnë sipas kontratës. Obligimi për këta shfrytëzues ishte 38,168€. Menaxhmentit nuk kishte ndërmarr veprimet e duhura për t’i obliguar këta obligues që t’ju përmbahen kontratave të qirasë të lidhura me komunën. Edhe pse në dy raste komuna ju kishte shkëput kontratat qiramarrësit ata akoma shfrytëzojnë lokalet e komunës. Komuna me 11.12.2014 kishte kërkuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) për shqyrtimin lidhur me caktimin e taksës administrative për leje ndërtimore dhe tarifës së densitetit prej 2.77€ për m², për lejet e reja. MMPH iu kishte përgjigjur pozitivisht komunës për taksën administrative për lëshimin e lejes së ndërtimit. Ne kemi testuar gjashtë mostra nga të hyrat e lejeve ndërtimore dhe kemi identifikuar se në gjashtë ras te është lëshuar leja e ndërtimit nga drejtoria e urbanizmit, duke faturuar 2.30€/m², sipas rregullores së vjetër.
Komuna për gjashtë rastet e testuara ka nënvlerësuar të hyrat në shumë prej 14,396€. Në procesin e auditimit kemi rishikuar gjashtë mostra lidhur me përllogaritjen e taksës komunale për leje të ndërtimit. Në një mostër identifikuam se përllogaritja e taksës administrative për lëshimin e lejes së ndërtimit ishte bërë më tepër për shumën prej 1,188 euro”, thuhet në raport.
Sipas Auditorit, kryetari i Komunës kishte marr vendim për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 1,500€, për subvencionimin e Shoqatës së Minatorëve të Goleshit, për manifestimin e ”Ditës së Minatorëve’’, por shoqata nuk kishte sjellë raporte kthyese mbi shpenzimin e mjeteve financiare, ashtu siç kërkohet me rregulloren e brendshme.
“Në tri raste komuna nuk kishte bërë hartimin e projektit ekzekutiv për projektet kapitale. Rastet e tilla kanë të bëjë me këto projekte: “Ndërtimi i trotuareve në fshatin Llugaxhi” në vlerë 27,701€, “ Zhavorimi dhe mirëmbajtja e rrugëve në Komunën e Lipjanit” në vlerë 42,769€ dhe “Ndërtimi i zonës ekonomike “Parku industrial” në Qylagë të Komunës së Lipjanit” në vlerë 149,877€. Neni 28.10 i Ligjit të Prokurimit Publik, lidhur me specifikimet teknike për kontratat për punë ndër të tjera thekson: ’’Asnjë Autoriteti
Kontraktues nuk i lejohet që të lëshojë dokumentacionin e tenderit, pa bashkëngjitur përshkrimin e hollësishëm të projektit’’. Te kontrata “Ndërtimi i objektit sportiv në fshatin Shalë” të datës 21.10.2011, në vlerë 241,426€, gjatë ekzaminimit fizik kemi vërejtur se tetë pozicione ishin paguar, përderisa nuk ishin të kompletuara sipas paramasës dhe parallogarisë. Pozicione t e pa kryera, por të paguara ishin; mos lyerja e strukturës metalike të kulmit të sallës, e cila ishte me korozion dhe disa pjesë të llamarinës ishin të papërfunduara, mos vendosja e rrjetave mbrojtëse në 15 dritare, vendosja e plasitikës në dyert e hyrjes dhe jo e xhamit, mos përfundimi i sistemit të drenazhimit dhe mos vendosja e rrjetave mbrojtëse në trupat ndriçuese. Se pozicionet nuk ishin ekzekutuar në pajtim me kontratën, është pajtuar edhe menaxheri i projektit. Kontrata “Ndërtimi i kanalizimit në fshatin Mirenë faza e I-rë’’ me vlerë 32,611€, kemi vërejtur se ishte nënshkruar pa zotim paraprak të mjeteve.
Në 6 dosje të testuara të tenderëve, kemi identifikuar se deklaratat e nevojave dhe disponueshmëria e mjeteve financiare është nënshkruar pas inicimit të procedurave të prokurimit”, thuhet në raportin e auditorit.
Lista e debitorëve ndaj komunës, sipas të dhënave në PFV është 3,318,916 euro, ku pjesa më e madhe e këtyre llogarive kanë të bëjnë me tatimin në pronë 2,637,029 euro, taksa në ushtrimin e veprimtarisë në biznes 578,359 euro, dhe qiraja komunale 103,528 euro, por nga 15 mostrat e testuara për tatimin në pronë, Auditori ka vërejtur se 12 obligues tatimor nuk i kishin kryer obligimet ndaj komunës.
“Obligimi për shfrytëzuesit në total ishte 238,118€. Nga 6 mostrat e testuara për qiratë komunale të LL/A, kemi vërejtur se 4 obligues nuk i kishin kryer obligimet ndaj komunës. Obligimi për shfrytëzuesit ishte 38,168€. Ne nuk kemi vërejtur nëse komuna ka marr ndonjë veprim në lidhje me inkasimin e këtyre borxheve”, thuhet në raport.
Auditori përfundon se pasqyra e detyrimeve të papaguara ndaj furnitorëve në fund të vitit 2016 ishte 637,993 euro që janë grumbulluar për vite me radhë. Këto detyrime janë bartur për pagesë në vitin 2017.
Sipas Auditorit, është e pakuptimtë ekzistenca e borxheve të konsiderueshme të pa paguara, përderisa 757,608 euro janë bartur si të hyra të pa shpenzuara në vitin 2017.
“Këto detyrime kanë të bëjë me investime kapitale 307,862€, mallra dhe shërbime 149,724€, shpenzimet komunale 12,766€, dhe subvencione 11,000€. Po ashtu, komuna kishte obligime në emër të pagave ndaj mësimdhënëseve në vlerë prej 156,641€, të cilat nuk ka arritur t’i paguaj me kohë”, thuhet në raport.
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...