Google ADS

Parregullsi në shkollën “Dëshmorët e kombit” në Strellc të ulët

13:03 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Janë raportuar parregullsi në shkollën fillore “Dëshmorët e kombit” në Strellc të Ulët, shkruan arbresh.info

Ata kanë pasur probleme me numrin e vulës, ku si pasojë janë mbyllur dy klasa nga ora 07:40 deri në orën 08:10.

Përgjegjësi për këtë qendër votuese Hysen Balaj ka thënë për arbresh.info menjëherë pas evidentimit të këtij rasti janë mbyllur dy klasat dhe pas gjysmë ore janë hapur sërish.

“Në dy klasë kemi raportuar se ka pasur gabim të numrit të vulës.  Kemi raportuar qendrën. Qendra menjëherë ka thënë mbylli ato dy klasa dhe na i ktheni vulat. I kemi mbyll ato dy klasë dhe i kemi kthyer vulat. Kanë qenë klasa numër një dhe klasa numër dy. Në orën 07:40 janë mbyllë klasat më orën 08: 10 minuta janë hapur klasat”, ka thënë Balaj.

Ndërkohë probleme me vulat kanë pasur edhe dy vendvotime në Deçan. Bëhet fjalë për qendrën e vendvotimit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” dhe “Vëllezërit Frashëri”.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka sqaruar vonesën e votimin në këto dy qendra të votimit.

Daka ka thënë se deri në këto zgjedhje vulat kanë qenë uniforme për gjithë vendin, ndërsa këtë herë KQZ-ja e ka bërë secilin vendvotim me vulë të veçantë. Për këtë arsye, në dy qendra të votimit janë ngatërruar vulat dhe pasi janë kthyer procesi ka vazhduar të rrjedhë pa ndonjë parregullsi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme