Parlamenti Evropian në seancën e ardhshme do të diskutojë lidhur me situatën në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, ku humbi jetën heroi Afrim Bunjaku.
Sipas njoftimit, në seancën e së martës, Parlamenti Evropian do të diskutojë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës me Komisionin dhe Këshillin, shkruan Arbresh.info.
“Pas përleshjeve të fundit vdekjeprurëse në veri të Kosovës, eurodeputetët do të diskutojnë të martën pasdite për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës me Komisionin dhe Këshillin. Këtë javë, Përfaqësuesi i Lartë dënoi në termat më të ashpër sulmin e një bande të armatosur kundër policëve të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës më 24 shtator, i cili la të vdekur një polic dhe tre sulmues”, njofton Parlamneti.
Parlamenti Evropian rikujton se përmes dy raporteve të miratuara në maj të këtij viti, eurodeputetët kërkuan nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen në dialog e dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në parimin e njohjes reciproke.
“Në dy raporte të miratuara në maj 2023, eurodeputetët i kërkuan Serbisë dhe Kosovës që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të arrijnë pa vonesë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyjave bazuar në parimin e njohjes reciproke. Serbia është një vend kandidat për në BE që nga viti 2012 dhe negociatat për anëtarësim kanë filluar në vitin 2014. Kosova zyrtarisht ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor 2022”, bën të ditur njoftimi.
Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua në Bansjkë të Zveçanit nga një grup i maskuar dhe i armatosur, sulm nga i cili humbi jetën Afrim Bunjaku, i shpallur tashmë “Hero i Kosovës”.
Për sulmin në Banjskë, katër personave i është shqiptuar masa e paraburgimnit prej një muaji./Arbresh.info
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...