Përfaqësues të koalicionit PAN kanë bërë të ditur se deri në fund të kësaj jave do të konstituohet Parlamenti dhe do të votohet edhe qeveria “Haradinaj”. Me shumë gjasë seanca e Kuvendit do të ftohet për nesër. Në anën tjetër, lëvizja “Vetëvendosje” dhe LDK-ja thonë se Qeveria e re do të dirigjohet nga Beogradi, shkruan sot Zëri.
Koalicioni PAN, të cilit së fundmi i është bashkuar edhe AKR-ja, po vazhdon të zotohet se këtë javë do ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe do ta votojë Qeverinë.
Madje, si datën më të afërt për vazhdimin e seancës PAN-i po e përmend datën 7 shtator (ditën e nesërme), ndërsa një ditë më pas, sipas tyre, do të votohet ekzekutivi i ri. Por pavarësisht se kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, ka bërë të ditur se është në pritje të përgjigjes së PAN-it për seancë, këta të fundit ende nuk kanë treguar se kur janë të gatshëm për vazhdimin e saj.
Ndërkohë as Lista Serbe deri më tash nuk ka dalë publikisht në përkrahje të bërjes së Qeverisë nga PAN-i. Nga ana tjetër, LVV-ja dhe LDK-ja kanë konsideruar se Qeveria e ardhshme nuk do të jetë assesi jetëgjatë.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...