Në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar ose në atë që njihet në gjuhën angleze si “House of Lords” do të diskutohet sot për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe për hapat që duhet ndërmerren për të përkrahur stabilitetin, demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovës dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Ky diskutim është iniciuar nga baronesha Armika Helic nga partia konservatore.
“Trazirat e fundit në veri të Kosovës dhe hapat për të mbështetur stabilitetin, demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në konfirmimin e Dhomës së Lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.
“Baronesha Helic të pyesë Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar se çfarë vlerësimi kanë bërë për trazirat e fundit në veri të Kosovës; dhe çfarë hapash po ndërmarrin për të mbështetur stabilitetin, demokracinë dhe të drejtat e njeriut në (1) Kosovë dhe (2) rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në agjendën zyrtare të “House of Lords”.
Mbledhja e Dhomës së Lartë do të nis në orën 15:30 sipas orës lokale të Kosovës.
Dje ndërkohë në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar ka qenë deputetja Alicia Kearns ajo që ka ngritur për diskutim çështjen e sigurisë në Kosovë pas trazirave në veri të vendit.
Kearns kishte kërkuar një qëndrim të Sekretarit të Shtetit për Punë të Jashtme lidhur me ngjarjet në Kosovë/Arbresh.info/
🕝 #HouseOfLords from 2.30pm includes:
🟥 @ECHR_CEDH interim measures
🟥 @scotgov expenditure
🟥 #Kosovo unrest
🟥 #REULBill
🟥 #FinancialServicesBill📄 See full schedule https://t.co/GUBvOZQb4N
📺 Watch online https://t.co/LdN69bI6Vy pic.twitter.com/5LfrZ1Det4
— House of Lords (@UKHouseofLords) June 6, 2023
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...