Mbrëmë pas performancës së artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në festivalin “Sunny Hill”, ajo çfarë pjesëmarrësit lanë pas ishte e turpshme, shkruan lajmi.net
Gazetari i lajmi.net i cili ka përcjellur ngjarjen thotë se festivali ka kaluar i qetë pa incidente, por në fund qytetarët u treguan jo të kulturuar.
Në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihen mbeturina të shumta gjithandej parkut të Gërmisë dhe një rrëmujë e madhe e krijuar nga qytetarët e pandërgjegjshëm.
Gjithashtu me të mbaruar festivali, rreth orës 04:00 të mëngjesit, rrugët e kryeqytetit ishin bllokuar nga kolona të gjatë ku më pas gjithçka ishte kthyer në normalitet.
Dua Lipa u ngjitet në skenë në orën 00:40 e cila ishte e rrethuar nga një numër i madh i fansave me një atmosferë të zjarrtë.
Festivali “Sunny Hill” do të vazhdojë sot edhe nëse në Parkun e Germisë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...