“Parku i Aventurave” sjellë 35 aktivitete sportive, Covid 19 ka zbehur interesimin e turistëve 

10:12 | 21 Qershor 2020
L G

Plotë 35 aktivitete sportive me tri nivele janë në Parkun e Aventurave, i cili gjendet në Pejë.

Ky park pos aktiviteteve të shumta, njihet shkaku i luhajës së madhe, e cila iu pëlqen turistëve nga vendet e tjera, raporton arbresh.info.

Menaxheri i Parkut të Aventurave, Egzon Gashi, në një intervistë për arbresh.info, theksoi se pandemia e koronavirusit ka ndikuar negativisht në biznes, por mendon që me ardhjen e mërgimtarëve çdo gjë do ndryshojë.

“Ne parkun e aventurave në kohën e fundit nuk ka qenë numri i këndshëm i vizitorëve për faktin se ka ndikuar pandemia që po ndodh në gjithë botën, edhe te ne ka ndikuar bajagi shumë, në krahasim me vitin e kaluar është shumë më i vogël”, tha fillimisht Gashi.

“Besoj që ka ndikuar shumë në të gjithë biznesin në Kosovë sidomos në gastronomi, por shpresoj që me ardhjen e mërgimtarëve do rritet numri i vizitorëve dhe fluksi do jetë më i madh”, vazhdojë ai.

Ndërsa, i pyetur për aktivitetet që gjenden në këtë park, Egzoni tha se janë 35 aktivitete me tri nivele të ndryshme, kurse aty gjendet edhe luhaja e madhe që është mjaftë tërheqëse për turistët.

“Parku i aventurave i ka 35 aktivitete, kemi tri nivele, niveli i parë është deri në moshën tetë vjeçare, pra për fëmijë. Niveli i dytë dhe i tretë për moshën madhore, për njerëzit që e duan adrenalinën dhe duan të sfidohen, mendoj që niveli i tretë është pak më i mundimshëm se niveli i dytë”, deklaroi ai.

“Bikstengu njihet si luhaja e madhe është e gjatë 17 metra, ndërsa hedhjen e bën deri në 35 metra, mendoj që është ndër luhajat më të mëdha në Ballkan”, përfundoi menaxheri i parkut të aventurave, shtoi tutje Gashi.

Pos aktiviteteve të ndryshme, në parkun e aventurave është edhe restauroni, i cili njihet për ushqime të shumta bio.

“Restauroni njihet për ushqime bio, kemi djathin e dhisë, qumështin e dhisë, specialitet të shtëpisë e kemi mishin e edhit dhe mendoj se gjithçka që del në kuzhinë është bio 100%”, shtoi Gashi. /E.Bytyqi /arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme