Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Prishtina hapi një faqe të re re të qëndrueshmërisë me inaugurimin e “Parkingu Solar Prishtina” në Parkun e Gërmisë .
Sipas tij kjo është nisma e parë në Ballkanin Perëndimor, që përfshin një sistem diellor.
“Prishtina hapi një faqe të re të qëndrueshmërisë me inaugurimin e “Parkingu Solar Prishtina” në Parkun e Gërmisë . Kjo nismë, e cila është e para në Ballkanin Perëndimor, përfshin një sistem diellor me 35 kW panele fotovoltaike dhe një stacion karikimi për automjetet elektrike, duke promovuar lëvizshmërinë e gjelbër”, ka shkruar Rama.
Rama ka thënë se ky projekt pritet të ulë emetimet e CO2 me 44.7 ton në vit, duke vendosur standarde të reja për qëndrueshmërinë në Kosovë dhe Ballkan.
“E bashkëfinancuar nga Kryeqyteti , Bashkimi Evropian , si dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim me një investim prej 50,000 euro. Ky projekt pritet të ulë emetimet e CO2 me 44.7 ton në vit, duke vendosur standarde të reja për qëndrueshmërinë në Kosovë dhe Ballkan”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...