Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar raportin vjetor financiar për fondin për mbështetje të subjekteve politike për vitin 2020.
Në raportin e miratuar nga KQZ thuhet se me Ligjin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2020, buxheti i aprovuar për programin Mbështetje e Subjekteve Politike ishte në shumë prej 4,200,000 euro.
Sipas raportit gjatë periudhës janar-dhjetor, sipas vendimit të KQZ-së, është transferuar buxheti në vlerë prej 3,780,000 euro te subjektet politike të cilat kanë fituar ulëse në Kuvend.
Ndërsa 10% e buxhetit në vlerë prej 420,000 euro është alokuar për grupet parlamentare dhe sipas kërkesave të tyre janë bërë të gjitha pagesat duke përfshirë edhe pagat e stafit.
Buxheti i shpenzuar është 4,177,306 euro apo shprehur në përqindje buxheti është shpenzuar 99.46%.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 deputetë dhe partitë politike marrin mjete financiare nga buxheti i këtij institucioni, varësisht nga numri i përfaqësuesve që kanë.
Ato parti që janë të përfaqësuara në Kuvend, shpërndarja financiare bëhet në përpjesëtim me përfaqësimin që e kanë në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet 14 shkurtit ka arritur t’i merr 58 ulëse, e ndjekur nga Partia Demokratike që ka 19 deputetë dhe Lidhja Demokratike Kosovës që ka 15 deputetë.
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit