Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë në vendin tonë do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu dhe bore.
IHMK përmes një njoftimi për media ka njoftuar se temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të të lëvizin ndërmjet –2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius”, bën të ditur njoftimi nga IHMK.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.
Ndërsa të dielën do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.
“Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit’, thuhet në njoftimin nga IHMK./Arbresh.info/
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?