Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit Kosova do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me presion stabil atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
“Indeksi UV mbetet i lartë gjë që plotëson kushtin që nga ora 9-17 të mos jemi të ndikuar direkt nga rrezet e diellit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK.
Sipas parashikimeve të fundit java e ardhshme, parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, ulje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstremale dhe gjasa të larta për reshje shiu.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend