Parashikimi i motit për vikend

21:02 | 25 Janar 2019
A. B.

Të shtunën ftohtë, reshjet pushojnë, e ditën e diel intervale më të gjata me diell.

Vorbulla ciklonike që solli të reshurat e borës, ditëve të fundjavës do të humbas fuqinë dhe do të zhvendoset në lindje nga deti i Zi, ndërkohë nga Mesdheu fusha të presionit më të lartë do të shtrihen mbi rajon, e me to edhe masa më të ngrohta ajrore që në fillim të javës do të rrisin temperaturat.

Mirëpo në fillim të javës një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë mbi Itali, që do të sjellë kushte sërish për të reshura mbi vendin tonë, por këtë herë reshje shiu, ndërsa reshje bore parashihen vetëm në vise malore.

Pas përmirësimit të cilësisë së ajrit gjatë ditës së sotme, si pasojë e erërave të fuqishme dhe reshjeve të borës, në ditët e fundjavës nuk parashihet qarkullim i mjaftueshëm ajror, kështu-që vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit sërish do të rriten në të pashëndetshme.

26.01 – Ftohtë. Herët në mëngjes vende-vende reshjet e borës vazhdojnë. Paradite reshjet pritet të pushojnë, e gjatë ditës kryesisht vranët.

27.01 – Në mëngjes shumë ftohtë. Në ultësira mundësi për mjegull. Ditën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

28.01-29.01 – Të hënën kryesisht mot me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, e në vise malore mbi 1200m reshje bore. Ditën e martë reshjet e shiu vazhdojnë përgjatë mëngjesit, e vende-vende mund të ketë edhe shi të akullt. Ditën kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje riga lokale shiu. Në vise malore priten reshje bore.

30.01 – Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mjegull. Ditën kryesisht me vranësira.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, e nga pasditja e ditës së diel do të rriten rreth vlerave mesatare. Minimalet do të zbresin deri në -7C e në fillim të javës do të rriten deri në +1C, ndërsa maksimalet nga -2C, të shtunën do të rriten deri në +7C.

Era pritet të pushojë ditën e shtunë, mirëpo ditëve në vijim do të fryjë drejtimesh të ndryshme nga 1-10m/s.

Shtypja atmosferike edhepse do të rritet rreth vlerave normale, do të zbres sërish nën këto vlera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme