Parashikimi i motit për të premten

07:01 | 10 Janar 2025
E.K

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në orët e mëngjesit mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu në zona të caktuara, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet të depërtojë fronti i ftohtë, i cili fillimisht pritet të sjellë reshje lokale shiu, e më pas pritet të shndërrohen në shqotë dhe borë, kryesisht në sasi të pakta.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por fillimisht më dominues nga jugperëndimi, ndërsa gjatë kalimit të frontit të ftohtë pritet të zhvendoset nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 16°C. Pas kalimit të frontit të ftohtë, temperarurat do të pësojnë ulje të shpejtë. /MeteoKosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme