Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë së dielës pritet të ketë reshje shiu dhe mot me vranësira.
Sipas njoftimit temperaturat minimale do të lëvizin 2-3 gradë Celcius, ndërsa maksimalet në mes të 6 dhe 8 gradë Celcius.
“Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, deri sa në viset e larta reshjet e shiut do të jenë në formë dëbore. Reshjet në rrafshin e Dukagjinit parashihen të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në rrafshin e Kosovës parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike. Java e ardhshme fillon me reshje dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHM’së.
Moti nesër, 24.01.2021
Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, deri sa në viset e larta reshjet…
Posted by Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës on Saturday, January 23, 2021
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?