Google ADS

Parashikimi i motit për sot, temperaturat do rriten deri në 20 gradë

07:10 | 11 Prill 2022
S D

Ditëve të ardhshme, në javën e dytë të prillit, po parashihen kushte të motit të qëndrueshëm, e të thatë.

Do të ketë më shumë kthjellime e diell.

Në pjesën e dytë të javës edhe vransira kalimtare, derisa edhe temperaturat do të shënojnë rritje edhe mbi 20C.

Në fundjavë, përsëri mund të vije deri tek një kalim i frontit të ftohtë, që sjell mundësi për të reshura shiu në, e të dielen edhe tek një rënie të temperaturave.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se pas reshjeve të shiut dhe borës, situata meteorologjike vie drejt stabilizimit.

Ky përmirësim i motit parashihet të ndodhë si rezultat i prezencës së masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Do të ketë më shumë orë me diell e pak vranësira, më të theksuara përgjatë relievit malor.

Nuk parashihen reshje të asnjë forme, brenda kësaj periudhe pesë ditëshe të parashikimit.

Për shkak të kthjellimeve dhe reshjeve të borës që ranë në viset e larta malore, parashihen ulje të temperaturave minimale deri në -3 gradë Celsius, ndërsa në viset e ulëta minimalet parashihen rreth -2 gradë, e në disa zona për rreth maleve edhe deri -3 gradë Celsius.

Këto temperatura minimale parashihen vetëm në orët e hershme të ditës, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri +7 gradë Celsisu, ndërsa maksiamlet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme