Google ADS

Parashikimi i motit për sot në vend, temperaturat arrijnë 33 gradë

06:42 | 22 Qershor 2023
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme në vendin tonë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa nga mesdita e në orët vijuese, pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke sjellur në zona të caktuara rrebeshe afatshkurtër shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa elektrike.

Sipas IHMK-së era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 33°C./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme