Google ADS

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

07:40 | 18 Shkurt 2019
Arbresh.info

Fushat me presion të lartë atmosferik, të cilat kanë përfshirë vendin tonë ditëve të fundit, do të mbesin të qëndrueshme, pothuaj gjatë gjithë javës, duke sjellë mot me diell dhe vranësira të lehta.

Të hënen pritet të ketë luhatje të vlerave termike dhe barike, kështu që gjatë ditës do të krijohen kushte për formim të vranësirave të dendura dhe mundësi për reshje shiu të intensitetit të dobët dhe nëpër territore të kufizuara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri në 7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme