Google ADS

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

07:41 | 27 Janar 2019
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me kthjellime. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Shtypja atmosferike vazhdon të jetë në rritje. Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Sasitë e reshjeve të borës së fundit kanë shënuar këto vlera:

Prishtinë 11 cm, Pejë 16 cm, Podujevë 34 cm, Mitrovicë 13 cm, Ferizaj 24 cm.

Ndërsa në viset malore sasitë e reshjeve kanë lëvizur ndërmjet 40-60 cm”, njofton IHMK

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme