Më ftohtë, në mëngjes edhe me reshje të dobëta bore.
Vorbulla ciklonike nga Atlantiku po kalon mbi rajonin tonë, ku po sjell kohë pas kohe reshje shiu.
Ndërsa nga veriu masa të ftohta arktike po shtrihen mbi rajon, ku gjatë natës së sotme, me rënie të temperaturave, reshjet e shiut pritet të shndërrohen në reshjet të dobëta bore që do të vazhdojnë edhe orëve të para të mëngjesit.
Mirëpo reshjet e borës, nuk pritet të zgjasin, sepse me masa të ftohta ajrore, do të shtrihen edhe fusha anticiklonike, që ditën e premte do të favorizojnë edhe kthjellime.
Në dy ditët në vijim, pritet të kemi një mot më dinamik, që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, por me shtrirjen e fushave anticiklonike, nuk parashihet të kemi qarkullim të mjaftueshëm ajror, andaj nga dita e premte vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të kalojnë edhe në të pashëndetshme.
29.11 – Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira, e gjatë ditës edhe me intervale me diell.
30.11 – Mot i ftohtë, në mëngjes me vranësira, e gjatë ditës kryesisht me diell.
1.12-2.12 – Në fundjavë, mot i ftohtë, të shtunën në mëngjes kryesisht kthjellët, e gjatë ditës me vranësira. Ditën e diel kryesisht kthjellët dhe me diell. Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të ndjeshme, nën vlera mesatare.
Minimalet do të zbresin nga 0C deri në -7C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga +1C deri në +2C, e në fundjavë do të rriten deri në +5C. Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-11m/s. Shtypja atmosferike, do të rritet mbi vlera normale.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/mot-i-ftohte-ne-kosove-kryesisht-me-vranesira-600174/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Presidentja Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë
Petkoviq në Rashkë ka biseduar me përfaqësuesit e serbëve në...
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...