Sot dhe ditëve në vijim pritet të kemi një mot të ndryshueshëm. Në orët e paradites parashihet kryesisht mot me diell, ndërsa gjatë ditës mot pjesërisht i vranët, e pasdite vonë priten reshje lokale shiu me bubullima.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 14C në 7C, e maksimalet nga 28C në 19C.
Fusha të presionit të lartë që depërtuan ditën e mërkurë mbi rajon, të enjten do të zhvendosen në lindje, derisa nga veriu i kontinentit një front i ftohtë ditën e premte pritet të kalojë mbi rajon, që do të sjellë kushte për shtrëngata me shi.
Ndërkaq, në fundjavë depërtimi i masave të ftohta ajrore, do të zbres temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare.
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...