Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë.
Temperaturat gjatë ditës pritet të arrijnë në 33 gradë Celsius.
“Masat e ajrit me presion të rritur atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin, mbeten të qëndrueshme edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme. Kjo gjendje meteorologjike do të krijoj kushte për mot të qetë përjashtuar ditën e marte, ku vende-vende mund të ketë reshje të izoluara shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-33 gradë Celsius.
Temperaturat mbi 30 gradë, parashihen në pjesën e dytë të javës. Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, si pasojë e kthjellimeve dhe insolacionit.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Ministri Peci ndau grant për vëllain e deputetes Fitore Paco...
Kurti: Historikisht, rinia ka qenë nismëtare e vendimeve dhe...
Kumbaro ndan postimin e gazetës gjermane për Shqipërinë: Ven...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...