Google ADS

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

06:19 | 1 Prill 2019
Arbresh.info

Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e parë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, diell, vranësira dhe reshje shiu.

Dita e hënë dhe e marte, mbetet me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, por nga orët e vona të ditës së marte pritet fuqizim i masave ajrore të cilat parashihen të krijojnë kushte për vranësira të dendura të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

Reshje shiu nga e mërkura pritet të ketë në shumë vende, për të veçuar ditën e premte ku parashihet të ketë reshje ma të theksuara dhe do ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.

Në fushat termike priten ndryshime, ku minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius.

Në bazë të parashikimeve sinoptike, muaji prill pritet të ketë reshje të konsiderueshme, të cilat do ta plotësojnë këtë deficit të reshjeve dhe njëkohësisht do të ndikojnë pozitivisht në gjitha fushat e jetës, me theks të veçantë në bujqësi dhe degët e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme