Parashikimi i motit për sot

07:40 | 7 Nëntor 2018
Arbresh.info

Gjatë javës së dytë të nëntorit vazhdon mot stabil, kryesisht me diell dhe vranësira

Gjatë javës në vijim situata sinoptike mbetet e pandryshuar, ku fusha anticiklonike vazhdojnë të shtrihen mbi vendin tonë, derisa në Mesdheun perëndimor mbetet një vorbull ciklonike, me masa më të freskëta ajrore që po sjell reshje të mëdha përgjatë Italisë.

Këto masa të freskëta ajrore gradualisht do të shtrihen mbi rajonin tonë duke zbritur lehtë temperaturat pak mbi vlera mesatare. Ditën e enjte me afrimin e një fronti të ftohtë mbi Shqipëri, ekzistojnë mundësi për riga lokale shiu mbi vendin tonë. Nën këto kushte atmosferike, sipas parashikimeve, mbi gjithë rajonin, pritet të ketë degradim të kualitetit të ajrit, me ç’rast edhe indeksi i kualitetit të ajrit (AQI) në kohë të caktuara mund të rritet mbi 100.

7.11 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

8.11 – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Paradite vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

9.11 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite priten kthjellime.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të zbresin pak rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 3C deri në 5C, e maksimalet nga 17C deri në 20C, e deri të premten do të zbresin në 15C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga lindja-juglindja 2-5m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por mbetet mbi vlera normale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme