Fusha më stabile të presionit të lartë dhe masa më të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, ditëve të ardhshme do të zhvendosen në lindje nga Europa qëndrore dhe rajoni ynë.
Ditëve të fundit të muajit të maj, pritet të mbajë mot më i ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell.
Në disa pjesë qëndrore të kontinenit do të ketë temperatura verore, si në verilindje të Gjermanisë, ku maksimalet parashihet të ngrihen në 32C-33C
Dita e nesërme do të ketë mot të ngrohtë, pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite vonë rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
Po ashtu sikurse dje të ngjashëm do të mbajë edhe sot, do të jetë i ngrohtë dhe kryesisht me diell,.
Por, Kosova nuk do të prek as në këto ditë temperatura më të larta se 26 gradë, siç ishin edhe në fillimin e muajit maj.
E të enjtën, do të kthehet moti i ditëve të fundit. Moti do të jetë me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
Edhe në ditët në vijim temperaturat e ajrit do të mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 13C, ndërsa maksimalet nga 24C deri në 26C.
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...