Parashikimi i motit për sot

07:00 | 18 Dhjetor 2022
A Z

Të dielen ftohtë dhe kryesisht vranët.

Sipas parashikimeve të fundit java e ardhshme fillon me mot stabil, me më shumë intervale me diell, por se në mëngjes me ngrica, e në ultësira kushte edhe për mjegull, sidomos nga dita e martë.

Me qarkullimin e mirë ajror që mund të pritet në fundjavë, ndotësit ajror mbesin më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit të jetë më gjatë në vlera të pranueshme.  Nga dita e hënë, moti më stabil, mbanë ndotësit ajror më pranë sipërfaqes, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

18.12 – Kryesisht vranët dhe ftohtë.

19.12 – Paradite kryesisht me diell.  Ditën vransira kalimtare.

20.12 – Mjegull në ultësira e ngricë orëve të mëngjesit.  Ditën kryesisht me diell.

21.12 – Kryesisht me diell.  Mjegull orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave.

Temperaturat pësojnë rënie nga dita e diel edhe deri në 3C e 4C, maksimalet, ndërsa minimalet mund të zbresin edhe deri në -5C e -4C të hënën në mëngjes..

Frynë erë e lehtë dhe mesataret, të shtunën nga jugu e juglindja 3-11m/s, e të dielen nga verilindja 4-10m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje të jashtëzakonshme mbi vlera normale, gati edhe për 30mb ditën e hënë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme