Sot parashikohet të ketë mot pjesërisht të vranët me më shumë diell gjatë ditës.
Prej së premtes dhe përgjatë fundjavës kthjellime dhe më ngrohtë.
Sot vranësirat do të fillojnë të shpërndahen, e ku do të zëvendësohen me kthjellime nga dita e premte dhe përgjatë fundjavës.
Të premten në mëngjes parashihet mot më i ftohtë, e gjatë ditës më ngrohtë, duke vazhduar edhe në fundjavë.
Sipas Prishtina Weather edhe ditën e hënë vazhdon të mbajë mot kryesisht me diell, e orëve të mbrëmjes me shtim të vranësirave.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme.
23.09 – Pjesërisht vranët në mëngjes, e gjatë ditës vranësirat shpërndahen ku do të ketë intervale më të gjata me diell.
24.09 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell e më ngrohtë.
25.09 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.
26.09 – Ngrohtë, kryesisht me diell.
27.09 – Kryesisht me diell. Në mbrëmje me shtim të vranësirave.
Temperaturat minimale zbresin deri në 4C ditën e premte, e në fundjavë rriten edhe mbi 10C. Ndërkaq, ato maksimalet nga nesër rriten në 23C të premten e fundjavë edhe 28C.
Nesër vazhdon të fryjë erë mesatare nga verilindja 6-12m/s, e nga e premtja e lehtë nga jugperëndimi 1-6m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, e në fillim të javës së ardhshme me tendencë të rënies.
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...