Parashikimi i motit për sot

07:16 | 7 Shtator 2021
A Z

Mot kryesisht me diell do të mbajë ditën e sotme, e të mërkurën kryesisht me vranësira, pa përjashtuar mundësitë për riga lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather dita e martë do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 9C deri 26C, e në vise malore nga 6C deri 18C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-8m/s. Indeksi UV në vlera të larta. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.

Edhe dita e mërkurë pritet të jetë kryesisht me vranësira, e më vonë pasdite dhe në mbrëmje, vende-vende me mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 8C deri 25C, e në vise malore 5C deri 18C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga lindja e verilindja 5-18m/s. Indeksi UV në vlera mesatare. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme