Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

13:55 | 10 Dhjetor 2023
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti për pesë ditët e ardhshme do të jetë kryesisht i vranët.

Sipas IHMK-së ndryshimet meteorologjike do të fillojnë nga dita e enjte, ku pritet të ketë reshje shiu dhe bore, shkruan Arbresh.info.

Temperatura minimale për pesë ditët e ardhshme do të jetë -1 gradë celsius ndërsa maksimalja parashihet të jetë 12 gradë celsius.

Më poshtë mund të gjeni parashikimin e motit nga e hëna në të premten:

-E hëne Mot kryesisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

E marte – Mot kryesisht i vranët por me rritje të lehta të temperaturave maksimale . Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta.Nëpër lugina dhe në vende me lartesi parashihet mjegull.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9gradë Celsius.

E mërkurë- Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

E enjte-Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndersa në viset e larta reshje bore.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 6gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12gradë Celsius.

E premte- Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta fjolla bore. Në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur.Temperaturat minimale do të ulën deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Vikendi parashihet me rënje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe veriperendimit me shpejtësi 1-9m/s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme