Google ADS

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

16:32 | 10 Nëntor 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbizotëroj në Kosovë për pesë ditët e ardhshme.

Sipas IHMK-së, këtë javë do të ketë ulje të temperaturave, përcjell Arbresh.info.

Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet -2 deri në tre gradë celsius, ndërsa maksimalja 9 deri 10 gradë celsius.

Parashikimi i motit nga e hëna në të premten (11-15 nëntor 2024):

E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira parashihet mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E martë- Mot i vranët dhe me intervale me diell dhe vende -vende memjegull.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

E merkurë- Mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E enjte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E premte- Edhe dita e premte parashihet me pak vranësira dhe me intervale me diell dhe vende-vende me mjegull.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme