Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

16:05 | 29 Dhjetor 2024
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se moti për pesë ditët e ardhshme do të jetë me diell dhe vranësira.

30 Dhjetor (E hënë):

Moti kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale ndërmjet -7 deri -3°C, ndërsa maksimale 3-7°C. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja.

31 Dhjetor (E martë):

Moti me diell dhe vranësira të pakta, më shumë për gjatë relievit malor. Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale ndërmjet -6 deri -3°C, maksimale 2-6°C. Erë e lehtë nga verilindja.

1 Janar 2025 (E mërkurë):

Moti kryesisht me diell. Ngrica dhe kushte për mjegull në mëngjes. Temperaturat minimale -7 deri -4°C, maksimale 4-7°C. Erë nga verilindja me shpejtësi 1-3 m/s.

2 Janar 2025 (E enjte):

Moti kryesisht i ngjashëm me ditët e mëparshme. Ngrica dhe mjegull në mëngjes. Temperaturat minimale -5 deri -2°C, maksimale 5-8°C. Erë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

3 Janar 2025 (E premte):

Moti me diell dhe vranësira të dendura. Ngrica dhe kushte për mjegull në mëngjes. Pasdite vranësirat mund të intensifikohen dhe të sjellin reshje bore. Temperaturat minimale -5 deri -2°C, maksimale 3-6°C.
Për shkak të ndezjes së fishekzjarreve në natën e 31 dhjetorit, cilësia e ajrit mund të përkeqësohet ndjeshëm. Pjesëmarrësit në trafik duhet të jenë të kujdesshëm për shkak të kushteve të ngricave dhe mjegullës./Arbresh.info/

Të ngjashme