Google ADS

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

15:21 | 15 Dhjetor 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti për pesë ditët e ardhshme në vend do të jetë me kushte stabile dhe me rritje të vlerave termike.

Sipas IHMK-së, nga premtja parashihen riga shiu ndërsa vikendi parashihet të jetë me rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe kushte për riga shiu dhe fjolla bore, përcjell Arbresh.info.

Parashikimi i motit nga e hëna në të premte ( 16-20 dhjetor 2024):

E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihen kushte për mjegull, kryesisht në ultësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.

E marte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes mundesi per mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E mërkurë -Mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Vranësira më të dendura parashihen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindjes.

E enjte-Mot i vranët dhe me untervale me diell. Në mëngjes në shum zona paraqiten kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-3m/s.

E premte- Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme