Google ADS

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

13:27 | 24 Nëntor 2024
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e ardhshme parashihet kryesisht me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Ndërkaq, sipas IHMK-së, pritet që nga e premtja të destabilizohet moti, shkruan Arbresh.info.

Parashikimi i Motit për pesë ditë 25-29 Nëntor

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E martë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

E merkurë. Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat më të fokusuara parashihen për gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjese lehtë deri mesatare.

E enjte- Mot me diell dhe pjesërisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E premte. Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë. Në viset e larta rigat e shiut parashihen të shoqërohen me reshje bore.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë./Arbresh.info/

Të ngjashme